
Partizani ngec në transfertën estoneze. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë ekipit të Nome Kalju.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 47 me Manilan pas një depërtimi me gjuajtje diagonale nga e majta.
Avantazhi i estonezëve zgjati vetëm 4 minuta, pasi “Demat” barazuan shifrat në minutën e 51 me Xhuliano Skukën. Sulmuesi dibran mori një pasim nga Martinez dhe shënoi kështu për herë të parë pas rikthimit të tij të bujshëm tek klubi i kuq.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet të enjten e ardhshme në kryeqytet, aty ku Partizani do të kërkojë me çdo kusht fitoren për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje