TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2026, 16:52

Igli Tare nuk falet, drejtori sportiv i Milanit gjobitet me 10 mijë euro pas përplasjes me gjyqtarin e FIFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare nuk falet, drejtori sportiv i Milanit gjobitet me 10 mijë euro

Gjykata Sportive në Itali ka publikuar sot vendimet disiplinore lidhur me javën e fundit të kampionatit, duke vendosur sanksione për disa figura të njohura të futbollit italian.

Në qendër të vëmendjes kanë qenë pezullimet e Damien Komolit dhe Xhorxho Kielinit te Juventusi, ndërsa masave ndëshkuese nuk i ka shpëtuar as drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare.

Gjobë për Igli Taren

Sipas vendimit zyrtar, Tare është gjobitur me 10 mijë euro për sjellje të konsideruar agresive ndaj gjyqtarit Mikael Fabri pas përfundimit të ndeshjes mes Milanit dhe Pizës. Në raportin disiplinor thuhet se ai “protestoi në mënyrë agresive ndaj vendimeve të gjyqtarëve”, pasi hyri në fushë menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare.

Ngjarja ka ndodhur në përfundim të takimit të fituar nga Milani me rezultatin 1-2 ndaj Pizës.

Mungesë e rëndësishme për Milanin

Në të njëjtën ndeshje, Adrien Rabiot u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë, çka do të thotë se ai do të mungojë në përballjen e radhës, një sfidë e cilësuar delikate ndaj Komos.

Vendimet e Gjykatës Sportive pritet të ndikojnë në përgatitjet e skuadrave për ndeshjet e ardhshme, në një fazë të rëndësishme të sezonit.

igli tare drejtori sportiv i milanit

Lini një Përgjigje