Nedim Bajrami ka folur para ndeshjes me Kroacinë nga qendra stërvitore e Kombëtares në Kamen të Gjermanisë.
Bajrami u afrua pranë tifozëve për të bërë foto dhe dhënë autograf dhe dha një prononcim për mediat për ndeshjen me Kroacinë që do të luhet në 19 Qershor në Hamburg.
“Jemi shumë t ëkënaqur që na mbështesin. Jam shumë i lumtur” - tha ai.
“Do të kap akoma më shpejt golin” thotë Bajrami më tej.
Lojtari i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami është futur në historinë e futbollit europian.
Kjo pasi goli që Bajrami shënoi sot kundër Italisë është goli më i shpejtë në këtë kampionat. Mesfushorit 25-vjeçar iu deshën vetëm 24 sekonda për të çuar në avantazh kombëtaren kuqezi.
Shqipëria po luan me Italinë në ndeshjen e saj të parë, për t'u pasuar më pas me kombëtaren kroate dhe me atë spanjolle.
Lini një Përgjigje