TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2024, 07:10

Habit mjeku i Kombëtares: Drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP, Sylvinho dhe lojtarët si pasagjerë të thjeshtë

Shkruar nga Pamfleti
Habit mjeku i Kombëtares: Drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona
Sylvinho me lojëtarët e kombëtares kuqezi

Një debat për kombëtaren ka përplasur në “Top Arena” gazetarin Jetmir Halilaj dhe mjekun e Kombëtares, Ilvi Begolli . Ata debatuan për faktin se përse drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP në aeroportin e Tiranës, ndërsa lojtarët dhe Sylvinho me stafin e tij si pasagjerë të thjeshtë.

Debati:

Halialaj: Një pyetje kam.

Begolli: Dhe unë tre gjëra kam për të thënë.

Halilaj: Më lër të bëj këtë pyetje njëherë.

Begolli: Në rregull, bëje.

Halilaj: FSHF doli nga zona VIP në aeroport, ndërsa futbollistët dhe trajneri nga dalja normale, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por pse kur ikën i përcollën me ceremoni dhe kur erdhën jo?!

Begolli: Po, është e vërtetë.

Manushi: Nëse kjo është e vërtetë, është shumë e rëndë!

sylvinho zona vip

Lini një Përgjigje