TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2024, 21:28

Goli i tretë në kampionat, lojtari shqiptar në formë me skuadrën suedeze (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goli i tretë në kampionat, lojtari shqiptar në formë me

Shqiptari i Kosovës, Arbër Zeneli, gjeti golin e tretë në elitën e futbollit suedez, me fanelën e Elfsborgut, teksa shënoi golin e avantazhit në duelin ndaj Malmos. 

29-vjeçari përshëndeti rrjetën në minutën e 9 të sfidës, duke u konfirmuar edhe njëherë si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre. 

Zeneli u transferua tek Elfsborgu nga radhët e turqve të Adana Demirspor, teksa ky ishte goli i tretë i tij në 12 ndeshje të aktivizuara këtë sezon. Ai gjithashtu ka arritur të japë edhe 2 asiste. 

arbër zeneli sulmuesi shqiptar elfsborg

Lini një Përgjigje