TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2024, 19:25

Porteri i PSG dhe partnerja e tij prindër për herë të parë: Mezi presim të të takojmë

Shkruar nga Pamfleti

Porteri i PSG dhe partnerja e tij prindër për herë të

Xhanluixhi Donaruma mbylli një sezon pozitiv me PSG-në, duke u shpallur kampion dhe fituar edhe Kupën e Francës. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë sentimental portieri italian po shijon momentet më të mira.

Alesia Elefante, partnerja e tij ka zbuluar se ata presin një fëmijë.

“Mezi presim të të takojmë”, kanë shkruar Alesia dhe Donaruma në një postim të përbashkët. Në imazh të dy kanë veshur bluza ku mbi to janë shkruar mami dhe babi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GIANLUIGI DONNARUMMA (@donnarumma)

Xhixhi dhe Alesia janë bashkë që nga viti 2016 dhe u transferuan së bashku në Paris vitin e shkuar. Ajo ndoqi partnerin e saj në Paris, ku aktualisht luan. Ata njihen që të vegjël. Gjithçka nisi si një miqësi e bukur, e cila më pas u shndërrua në dashuri.

xhanluixhi donaruma portieri i psg alesia elefante

Lini një Përgjigje