TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2025, 17:55

Goditjet e dënimit dhe gjuajtjet e penalltive, Lamin Jamal i dorëzon 2 kërkesa Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti

Goditjet e dënimit dhe gjuajtjet e penalltive, Lamin Jamal i dorëzon 2

Lamin Jamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i ka bërë paraprakisht klubit.

“El Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi anësor ka kërkuar të ketë të drejtën të ekzekutojë goditjet e dënimit dhe penalltitë për Barcelonën.

Deri më sot, këto të fundit i gjuanin Rafinja dhe Robert Levandovski, kështu që me siguri ata nuk do ta presin mirë këtë kërkesë të spanjollit.

Nuk dihet nëse Barcelona ka pranuar kushtet e Jamal, por me siguri do ta bëjë, sepse kjo shton shanset që ai të fitojë “Topin e Artë”.

lamin jamal sulmuesi spanjoll barcelona

Lini një Përgjigje