TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2025, 15:36

Futbollisti Mërgim Berisha bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti Mërgim Berisha bëhet baba për herë të

Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë. Lajmin e kanë ndarë me ndjekësit përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku kanë shkruar: “Mirë se erdhe në botë, Princesha jonë e vogël, Baby A”.

Postimi është shoqëruar me shumë urime dhe komente të përzemërta nga miq, familjarë dhe ndjekës, të cilët kanë shprehur gëzimin e tyre për ardhjen në jetë të anëtares më të re të familjes Berisha.

Mërgimi dhe Edona janë shpesh në qendër të mediave për shkak të disa deklaratave të bujshme që kanë rrethuar marrëdhënien e tyre. Kujtojmë që ish-e fejuara e futbollistit, Vesa Vllasaliu, kishte bërë akuza në të kaluarën, duke pretenduar se Edona, dikur shoqja e saj, i kishte “marrë burrin”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????? ???????????????????????????? (@__edona.berisha)

mergim berisha baba

Lini një Përgjigje