TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2024, 14:23

Futbollisti brazilian bëri tatuazh emrin e vajzës, ish-partnerja e lë pa fjalë: Nuk je ti babai!

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti brazilian bëri tatuazh emrin e vajzës, ish-partnerja e

Për nder të lindjes së saj, ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh në krahun e tij “Maite, të dua”.

Por influencuesja Ingrid zbuloi se ata ishin ndarë disa kohë përpara lindjes së vajzës.

Ajo konfirmoi me anë të një testi ADN-je që Tobias, nuk ishte babai biologjik i fëmijës.

Në postimin e Ingridit në rrjetet sociale thuhet: “Erdha për të dhënë një deklaratë për diçka që po bezdiset dhe që për fat të keq, do të më duhej të dal publikisht për t’ju dhënë një shpjegim. Unë dhe Vinicius nuk jemi bashkë prej kohësh, gjatë asaj kohe unë kam qenë në një lidhje me dikë e po ashtu edhe ai. Ne të dy vazhduam jetën tonë, ndërkohë erdhi Maite. Ne vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe Maite nuk është vajza e Viniciusit”.

Tobias nuk ka komentuar ende rezultatin e testit të ADN-së.

Lini një Përgjigje