TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2024, 16:08

Fullhemi krijon probleme në Tiranë, Armando Broja asnjë minutë në fushë për skuadrën angleze

Shkruar nga Pamfleti

Fullhemi krijon probleme në Tiranë, Armando Broja asnjë

Armando Broja vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u huazua te Fullhemi, por ende nuk po merr minuta nga klubi anglez. Edhe dje, ai nuk u aktivizua asnjë minutë duke prishur jo pak planet në Tiranë.

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo po sheh dhe studion me kujdes çdo lojtar të projektuar për të qenë pjesë e “EURO 2024”. E gjithë vëmendja është përqendruar te sulmuesi shtatlartë që pritet të shpërthejë në këtë kompeticion.

Mirëpo mungesa e minutave me Fullhemin mund të ndikojë negativisht në kondicionin e tij fizik. Kësisoj, dhimbje koke për stafin teknik të kombëtares shqiptare me dy lojtarë të rëndësishëm si Jasir Asani dhe Armando Broja që kanë probleme me klubet respektive.

Kujtojmë që sulmuesi shtatlartë vjen pas një dëmtimi të gjatë, që e mbajti larg fushave të blerta për afro 1 vit. Kontributi i tij me kuqezinjtë është i padiskutueshëm, megjithëse gjatë kualifikueseve të Europianit nuk ishte prezent në asnjë ndeshje, pikërisht prej dëmtimit në gju.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare fullhem

Lini një Përgjigje