TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2025, 15:41

Festë për Armando Brojën, vazhdon “saga” e dëmtimeve te skuadra e Bërnlit

Shkruar nga Pamfleti

Festë për Armando Brojën, vazhdon “saga” e

Bërnli do të përballet këtë të diel në transfertë me Ullverhempton, në kuadër të javës së 9 të Premier Ligës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Molineux”, do të nisë në orën 15:00.

Një lajm i mirë për Armando Brojën, është mungesa e sulmuesit tjetër të Bërnlit, Zeki Amduni. Zvicerani nuk zbret në fushë prej qershorit, teksa “saga” e dëmtimit duket se do të vazhdojë.

Pikërisht edhe këtë javë futbollistike, 24-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm, duke i dhënë më tepër minuta Brojës.

Rikthimi i Amduni nuk dihet ende. Kjo për shkak se ai u detyrua t’i nënshtrohej operacionit gjatë verës, për një dëmtim të rëndë që mori në ligament, problem i cili po e lë jashtë fushave.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë mundësi për Brojën, por gjasat janë tepër të mëdha.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje