TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2025, 22:40

“Prania e Nejmarit thelbësore për Brazilin”, presidenti i Santosit ‘i tërheq veshin’ Ançelotit

Shkruar nga Pamfleti

“Prania e Nejmarit thelbësore për Brazilin”, presidenti i

Figura e Nejmarit tërheq të gjithë vëmendjen dhe gjithnjë është në syrin e ciklonit sa herë që përmendet emri i tij. Së fundmi, për sulmuesin ka folur presidenti i Santosit, Marselo Teikseira, i cili është prononcuar në lidhje me grumbullimin e mundshëm të futbollistit me Seleçaon në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë në podcastin ‘Barbacast’, kreu i klubit brazilian theksoi se Nejmar është ai që duhet të mbajë fanelën me numrin 10 te Brazili.

‘Është e qartë se prania e Nejmarit në kombëtare në Botërorin 2026 është thelbësore-tha ai-për respektin, pozicionimin dhe lidershipin. Kombëtarja me Nejmarin xhiron rreth kësaj. Për këtë arsye, prania e tij është shumë e rëndësishme’.

Në fakt, në këtë moment Nejmari nuk është në planet e trajnerit italian të 5 herë kampionëve të Botës që kërkon që futbollistët të jenë në gjendjen më optimale.

nejmar sulmuesi brazilian presidenti i santos

Lini një Përgjigje