
U luajtën sot ndeshjet e treta në Ligën e Europës. Në ndeshjet e orës 18:45 nuk munguan surprizat dhe golat e shumtë. Bolonja mori fitoren e parë, pasi mundi në transfertë 1-2 Steuan në Bukuresht. Golat për italianët u shënuan brenda tre minutave nga Odgard në minutën e 9 dhe Dalinga 3 minuta më vonë. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Birligea në minutën e 54.
Aston Vila edhe pse kaloi e para në avantazh që në minutën e 4 me golin e Guesand, doli me kokën ulur nga transferta në Holandë, ku u mund 2-1 nga Igëlls. Anglezët humbën edhe një penallti në minutën e 78.
5 gola të shënuar në sfidën Salcburg-Ferencvarosh, hungarezët fituan në fund 2-3. Norvegjezët e Bran fituan pastër 3-0 ndaj Renxhërsit. Fenerbahçe fitoi 1-0 në Stamboll ndaj Shtutgartit me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Akturkoglu. Braga fitoi 2-0 ndaj Crvena Zvezda, ndërsa Lioni 2-0 ndaj Bazelit. Genk-Betis u mbyll 0-0.
Lini një Përgjigje