TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2023, 16:21

Etrit Berisha i padëshiruar tek ekipi i tij, ja çfarë e vështirëson transferimin e portierit kuqezi diku tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha i padëshiruar tek ekipi i tij, ja çfarë e

Ka kohë që portieri i Kombëtares sonë ka probleme serioze me trajnerin e Torinos. Etrit Berisha u kalua nga plani B i portës së torinezëve deri në përjashtim nga ekipi. 

Tashmë Berisha është në merkaton e Torinos, të cilët kërkojnë ta largojnë nga ekipi. Gardiani i Kombëtares kuqezi nuk po stërvitet me klubin italian as në Filadelfia dhe as në kampin stërvitor në Pinzolo. 

Portieri në fakt është “hedhur” në treg, por për momentin shitja duket shumë e vështirë. Për të ngadalësuar një blerës të mundshëm është paga që ai merr që është 800 mijë euro neto. 
 
Një rrogë e lartë, duke pasur parasysh që portieri është jashtë planeve të trajnerit kroat Ivan Juriç. Me pak fjalë, ai paguhet për të mos bërë asgjë. Deri tani ka pasur negociata të pasuksesshme me Specian, Rexhinën, Salernitanën he Fathi Karagumruk. 

I ardhur nga SPAL-i në korrik të vitit 2022 për 300 mijë euro, në sezonin 2021-2022 ishte portieri i dytë te Torino. Mirëpo, kur Vanja Milinkoviç-Savic bënte keq dhe vihej në dyshim, ai përgjigjej gjithmonë i gatshëm. 

Në ndeshjen Torino-Napoli, shqiptari priti edhe një penallti të Insinjes. Prandaj, në sezonin 2022-2023 ai priste një trajtim tjetër. Në vend të kësaj, Vanja i luajti të gjitha ndeshjet. Tani është i tepërt, ndaj mbetet për t’u çliruar sa më shpejt nga Torino. 
 

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare torino

Lini një Përgjigje