
Klubet e Kategorisë Superiore luajtën në këtë javë ndeshjet e para të tyre në kompeticionet Europiane. Tre barazime dhe një humbje në katër ndeshje, në teori duket një rezultat aspak i keq për skuadrat, të cilat si objektiv kanë të paktën kalimin e një turi.
Rezultatet e ndeshjeve të Partizanit, Tiranës, Egnatias dhe Vllaznisë lënë gjithçka të hapur për mundësinë e arritjes së këtij objektivi. Por ndërkohë, ato ndihmojnë shumë pak kampionatin shqiptar që të avancojë në renditjen e UEFA-s, ku vendi ynë gjendet pranë fundit.
Në këtë fazë të turneut, çdo fitore vlen një pikë dhe një barazim vlen 0,5 pikë. Pikët e mbledhura nga skuadrat e një shteti bashkohen dhe pastaj pjesëtohen me numrin e ekipeve qëky shtet ka pjesëmarrëse në Europë. Kështu, 1,5 pikët ë grumbulluara nga klubet e Superiores falë 3 barazimeve, kthehen në 0,375 pikë për kampionatin shqiptar sa i përket renditjes së UEFA-s.

Lini një Përgjigje