
Partizani do të përballet me Atletik Klub D’Eskalade në transfertë për të zhvilluar ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Më 25 korrik, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Andorras, ku në orën 17:00 do të synojnë fitoren përballë një skuadre të lehtë në letër.
Sektori i gjykimit në UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj sfide ku kryesor është vendosur uellsiani Robert Ian Xhenkins. 34-vjeçari do të ndihmohet nga bashkombasit Daniel Beket dhe Herri Hendrik, ndërsa i katërt do të jetë Brin Markham-Xhons.
Kryesori i sfidës është një emër i dëgjuar për shqiptarët, teksa në vitin 2020 ka gjykuar sfidën e Shqipërisë U-21 përballë Austrisë, të fituar 1-5 nga djemtë e Alban Bushit. Gjithashtu ai ka arbitruar një vit më parë edhe në ndeshjen Gjilani-Liepaja në Ligën e Konferencës.

Lini një Përgjigje