
Enea Mihaj nis “ëndrrën amerikane”. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i transferuar në MLS tek Atlanta Junajtid, ka zbritur për herë të parë në fushën stërvitore me klubin e tij të ri në këtë mesjavë.
Mihaj ka qenë pushim në këtë periudhë, por ka punuar në mënyrë individuale që të ishte i gatshëm për këtë aventurë të re. Futbollisti shqiptar foli për mediat vendase, të cilat kishin kureshtje për ta parë në veprim dhe për të njohur mbrojtësin, po aq sa kishte ky i fundit për t’u njohur me SHBA-në, meqë ishte hera e tij e parë atje.
“Unë jam një mbrojtës agresiv, mund të lexoj mirë lojën. Mund t’u jap udhëzime shokëve të skuadrës. Mund të ndihmoj për mbrojtjen në zonë, të jem i ashpër, kjo është e nevojshme për një mbrojtës”, u prezantua fillimisht Mihaj.
“Ajo që kam në mendje tani është të jap gjithçka për skuadrën. Ne kishim një bisedë të gjatë me bordin drejtues dhe klubin para se të mbërrija këtu, Ata më shpejtuan projektin dhe kjo është arsyeja pse jam këtu.
Unë e kuptoj çfarë kërkon trajneri Roni Deila nga skuadra, mënyrën e lojës. Ishte tërheqëse për mua, mendoj se më përshtatet. Ajo që ai mendonte rreth meje dhe si mund të ndihmoja ekipin, janë gjëra që më bënë të ndjehesha rehat.
Kombëtarja? Lojtarët që luajë në pozicionin tim, janë në kampionate të niveleve të larta si Seria A apo La Liga. Janë lojtarë të mëdhenj. Sa herë që shkoj në Kombëtare, unë e shoh atë si një mundësi për të mësuar gjëra. Mundohem të mësoj nga gjithsecili.
Por futbolli është një sport kolektiv. Duhet që të gjithë të bëjmë para në mënyrë që të bëjmë më mirë punën tonë. Të gjithë lojtarët duan të luajnë gjithmonë. Unë e di atë që duhet të bëjë, unë e di pritshmërinë. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur”, tha ndër të tjera Mihaj në prezantimin e tij të parë para mediave në SHBA.
Lini një Përgjigje