TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 19:46

“Do të na japë një dorë të madhe”, trajneri i Lacios konfirmon kthimin e Hysajt në ekip: Do të jetë në derbin ndaj Romës

Shkruar nga Pamfleti

“Do të na japë një dorë të madhe”, trajneri

Me lëndimin e disa elementeve në mbrojtjen e Lacios, trajneri Marko Baroni ka konfirmuar se Elseid Hysaj do të jetë në fundjavë në derbin e kryeqytetit ndaj Romës në kampionat.

Hysaj dhe Bashiç do të jenë me patjetër në atë ndeshje. Janë djem që luajtën në Kupën e Italisë dhe do na japin një dorë të madhe në fundjavë. Le të përfitojmë nga merkatoja për të futur në listë këta lojtarë”, shprehet Baroni.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Napolit në Kupën e Italisë në fillim të dhjetorit duke luajtur 90 minuta, sfidë e cila përfundoi 3-1 në favor të lacialëve.

marko baroni trajneri i lacios elseid hysaj

Lini një Përgjigje