
Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin shqiptar Ernest Muçi, i cili ka realizuar një gol me mjaft klas, te skuadra e Beshiktashit, në duelin ndaj Rizespor, të vlefshëm për javën e 18 të kampionatit turk.
Më konkretisht në minutën 45+3, me një lëvizje mjeshtërore, Muçi, shtriu në tokë një kundërshtar, teksa udhëhoqi topin bukur në hyrje të zonës, duke goditur saktë me të djathtën. Një realizim spektakolar ky i Muçit, që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1.
Lini një Përgjigje