TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2024, 16:53

Djali i Rudi Vatës mbyll aventurën te Sëlltiku, Roko prezantohet te skuadra angleze (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Djali i Rudi Vatës mbyll aventurën te Sëlltiku, Roko prezantohet

Roko Vata është zyrtarisht lojtar i Uotfordit. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata është prezantuar nga klubi anglez ku do të qëndrojë për 4 sezone.

Vata, i cili përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka arritur të debutojë në sezonin e kaluar edhe me ekipin e parë të Sëlltikut. Por mundësia për të luajtur më shumë te Uotfordi si dhe për t’u provuar në një futboll më cilësor si ai anglez, e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

Nga kjo shitje klubi i Sëlltikut do të fitojë 230 mijë paund.

roko vata djali i rudi vatës

Lini një Përgjigje