
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i takon të gjitha ngjarjeve sportive në fundjavë, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.
Për sjellje të gabuar të tifozëve, janë ndëshkuar me gjobë skuadrat e Superligës si Bylisi, Erzeni dhe Egnatia.
Fokusi më i madh ishte te ndeshja mes Flamurtarit dhe Dinamos, me vlonjatët që patën pakënaqësinë e tyre për mënyrën e gjykimit. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi është dënuar me katër ndeshje pezullim.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1-FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2-FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3-Zyrtari i KF Egnatia, Agim Demrozi,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
4-Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
5-KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë.
6-FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7-Zyrtari i FC Dinamo, Indrit Skrela, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8-Zyrtari i FC Dinamo, Ermal Barushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9-Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10-Zyrtari i Flamurtari FC, Marcello Troisi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11-Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12-Zyrtari i Flamurtari FC, Sinan Idrizi,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
13-Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
14-Lojtari i FK Tepelena, Mikelano Nasto, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15-Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16-FK Kukësi U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
17-FK Kukësi U-19, Dajen Rexhmati, për ofendim dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18-Lojtari i Shkëndija TR, U-19, Merjon Dobjani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19-KF Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Partizani Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
20-Lojtari i FK Skrapari, Mateo Demko, për sulm ndaj një lojtari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21-Lojtari i FK Skrapari, Bledar Hajdari, për sulm ndaj një lojtari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lini një Përgjigje