TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2024, 10:57

Dëmtimi i Donnarumma, portieri italian rrezikoi jetën në fushën e lojës (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimi i Donnarumma, portieri italian rrezikoi jetën në

Gjatë ndeshjes mes PSG dhe Monaco në Ligue 1, në fushën e kësaj të fundit, portieri italian Gianluigi Donnarumma pësoi një dëmtim serioz në fytyrë, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Wilfried Singo, sulmuesi kundërshtar.

Episodi i frikshëm, që i rrezikoi seriozisht syrin, më së paku, portierit italian ndodhi në minutën e 20-të të ndeshjes, kur Singo e goditi Donnarumma në fytyrë me takat e këpucës, duke i shkaktuar disa plagë të dukshme.

Pas incidentit, Donnarumma u detyrua të largohej nga fusha dhe u zëvendësua. Pavarësisht dëmtimit, portieri arriti të dilte nga fusha me këmbët e tij. PSG ka konfirmuar se ai do t’iu nënshtrohet sot ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe sa duhet të qëndrojë larg aktiviteteve sportive.

Kujdes! Pamje të rënda

 

 

Dëmtimi i Donnarumma, portieri italian rrezikoi jetën nëDëmtimi i Donnarumma, portieri italian rrezikoi jetën nëDëmtimi i Donnarumma, portieri italian rrezikoi jetën në

Lini një Përgjigje