
Arsenali triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj Kristal Palas, në duelin e vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës Karabao. Nga stoli këtë duel e ndoqi edhe mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Maldin Kacurri.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Mateta, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Në fragmentin e dytë të lojës Arsenali arriti të përmbyste gjithçka falë tripletës së Gabriel Zhezus në minutat 54, 73 dhe 81, golin e dytë Kristal Palas e shënoi në minutën e 85 me Nketiah.
Falë këtij triumfi Arsenali arriti të siguronte një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës Karabao.
Lini një Përgjigje