TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2024, 20:26

E ndëshkon me kartonin e verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës, gjyqtari nuk e kupton festën e futbollistit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E ndëshkon me kartonin e verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës,

Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi shënoi një gol në derbin e javës së 17 në elitën e futbollit kroat ndaj Hajdukut të Splitit.

Pas golit, lojtari i Rijekas festoi në mënyrë interesante. Një festim i ri që po bëhet viral në gjithë botën, por gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë.

Ai nuk e kuptoi se Selahi bëri festimin që po bën bujë në rrjetet sociale si “chill guy”.  Me këtë ndëshkim, mesfushori shqiptar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme për Rijekën.

lindon selahi mesfushori shqiptar rijeka

Lini një Përgjigje