TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2023, 20:40

‘Demat’ nuk ju ‘arratisen’ dot barazimeve, Egnatia i 'rrëmben' një pikë Partizanit dhe ngjitet në vendin e dytë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Demat’ nuk ju ‘arratisen’ dot barazimeve, Egnatia i

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja i pati të gjitha, gola, penallti dhe ndërhyrje nga VAR-i.

Partizani i cili duket se nuk po i kapërcen dot “barazimet”, ishte ai që kaloi i pari në avantazh me anë të Bintsuka, i cili në minutën e 6-të gjeti rrugën e rrjetës dhe vulosi shifrat 1-0.

Por ky avantazh nuk do të zgjaste shumë pasi në minutën e 22-të, Fernando do të shënonte një supergol për Egnatian duke barazuar shifrat 1-1.

Më pas në minutën e 44-të, Fangaj bënë një ndërhyrje të gabuar ndaj Bytyçit dhe me ndërhyrjen e VAR-it, gjyqtari Hamiti akordon penallti për Egnatian. Penalltinë e merr përsipër Duamena, por pa mundur të ndryshojë rezultatin pasi Hoxha bëri heroin duke pritur 11-metërshin në limitet pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ndeshja nisi me të njëjtin ritëm me skuadrat që kërkuan të rrëmbejnë 2 pikë tepër të vlefshme, por pa rezultat. Në fund të 90 minutave dy skuadrat ndan nga 1 pikë, me Partizanin që mbeti në vendin e 5-të me 5 pikë, ndërsa Egnatia u ngjit në vendin e 2-të me 7 pikë, 3 pikë larg Tiranës kryesuese.

 

partizani egnatia

Lini një Përgjigje