
Sulmuesi Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni, tek Visla Krakov, skuadra në të cilën u transferua gjatë merkatos së janarit nga turqit e Umraniespor. Ishte minuta e 54 kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal.
Vendasit realizuan në minutat shtesë të takimit, por në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit vlonjat.
Rikujtojmë që Visla Krakov është skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit polak.
Lini një Përgjigje