TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 22:00

Bolonja e pafuqishme, Napoli i Amir Rrahmanit fiton Superkupën e Italisë me dopietën e David Neres

Shkruar nga Pamfleti

Bolonja e pafuqishme, Napoli i Amir Rrahmanit fiton Superkupën e

Napoli ka fituar përballë Bolonjës, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës të Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riad, përfundoi me shifrat 2-0.

Protagonist në këtë finale ishte sulmuesi brazilian, David Neres, i cili shënoi të dy golat. Të parin e shënoi në minutën e 39, ndërsa për të dytin, Neres mendoi në minutën e 57.

Paraqitje të mirë pati edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, i pakalueshëm në mbrojtjen napolitane.

Kujtojmë se kjo është Superkupa e 3-të në histori për Napolin. Në të shkuarën, napolitanët e kanë fituar këtë trofe, një herë në vitin 1991 dhe herën tjetër në vitin 2015.

napoli bolonja superkupa e italisë

Lini një Përgjigje