TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2024, 16:27

Besa dhe Flamurtari ecin të sigurtë drejt Superiores, Kukësi "mbytet" në Pogradec; Erzeni merr pikën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Besa dhe Flamurtari ecin të sigurtë drejt Superiores, Kukësi

Janë mbyllur të gjitha sfidat në Kategorinë e Parë të vlefshme për javën e 7.

Flamurtari fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Korabit, ndërsa në krahun tjetër Pogradeci triumfoi pastër dhe pa probleme me rezultatin 2-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Burreli u mposht 3-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe Lushnja barazoi pa gola 0-0 kundër Erzenit. Po në barazim, por me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja mes Valbonës dhe Apolonisë.

Kampionati vazhdon që të kryesohet nga Besa e Kavajës. Klubi verdhezi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

flamurtari besa kukësi kategoria e parë

Lini një Përgjigje