TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2024, 16:25

Ballkani prezanton trajnerin e ri, pasardhësi i Ilir Dajës vjen sërish nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Ballkani prezanton trajnerin e ri, pasardhësi i Ilir Dajës vjen

Klubi i Ballkanit ka zyrtarizuar sot firmën me Artim Pollozhanin. Ish-futbollisti i njohur ka marrë vendin e lënë bosh nga Ilir Daja në pankinën e kampionëve në fuqi të Kosovës, me të cilët ka punuar më parë duke qenë pjesë e stafit të ish-trajnerit.

Pollozhani në vitin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit, duke ndërtuar skuadrën aktuale të vlonjateve që synojnë kthimin në elitë. Por ai vendosi të prishte marrëveshjen me ta për të provuar këtë eksperiencë të re si trajneri i Ballkanit.

Njoftimi i Ballkanit në Instagram:

Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!

Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.

Përvoja dhe njohuritë e tua  për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.

Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm  në këtë rrugëtim të ri.

Na Priftë e mbara Pollo

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

artim pollozhani ballkani

Lini një Përgjigje