TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 13:16

Asani shënon sërish në Iran, lojtari kuqezi gjen rrugën e rrjetës në kampionatin persian

Shkruar nga Pamfleti
Asani shënon sërish në Iran, lojtari kuqezi gjen rrugën e
Jasir Asani

Jasir Asani pati nevojë për një 11-metërsh që të shënonte sërish emrin e tij në listën e realizuesve në ligën profesioniste të Iranit, por gjithsesi konfirmoi se mbetet në formë shumë të mirë.

Skuadra e tij, Esteglal, u ndal në një barazim të pakënaqshëm 1-1 në fushën e rivalit Heibar, diçka që I prishi punë në garën për titull.

Gjithsesi, futbollisti I kombëtares shqiptare tregoi përsëri se nuk e ka humbur nuhatjen për portën, dhe se vazhdon të rritet në kampionatin profesionist persian.

Ai ka 6 gola dhe një asist në 12 ndeshje që ka luajtur në ligë, një mesatare shumë e mirë për pozicionin e tij të zhvendosur në krah.

Po ashtu, ai ka 9 rrjeta në total në këtë sezon, përfshi edhe Championsin e Azisë si dhe Kupën e Iranit, të cilëve u shton dy asistë, në 18 ndeshje gjithsej.

I vlerësuar si lojtari më I mirë I Esteglalit, dhe njëri nga më të mirët në kampionat, Asani po përpiqet ta ndihmojë skuadrën drejt titullit.

Gjithsesi, ekipi I shquar për momentin e ka humbur disi ritmin, me disa barazime, dhe ka zbritur në vendin e katërt me 22 pikë, pesë më pak sesa Sepahani që kryeson.

jasir asani kampionati persian

Lini një Përgjigje