
Goli i sulmuesit të Kombëtares Arbër Hoxha rezultoi përcaktues për ekipin e Dinamos së Zagrebit ndaj Rijekës, e cila i siguroi 3 pikët kryeqytetasve në ligën kroate.
Në publikimin e formacionit të javës, emri i shqiptarit nuk kishte se si të mungonte. Kjo e dhënë vlen si tregues i qartë se Hoxha është sulmuesi i momentit nga përfaqësuesja e Shqipërisë.
Forma mbreslënëse e 27-vjeçarit mund të ndikojë te trajneri Silvinjo për t’i besuar vendin e titullarit ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Lini një Përgjigje