TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Gusht 2023, 17:48

Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më të dashuruar se kurrë, këngëtarja poston fotot nga pushimet me kapitenin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më të dashuruar se kurrë,

Pak javë më parë, Amir Rrahmani ka nisur një lidhje të re me këngëtaren Era Istrefi. Dyshja duket se janë duke e shijuar në maksimum fillimin e lidhjes, ndërsa më parë janë parë në një garë të Formula 1 në Itali.

Rrahmani ka nisur fazën përgatitore me napolitanët dhe është gati për sezonin e ri në Serinë A. Mirëpo, ai gjeti kohë për të kaluar kohë me të dashurën e tij të re.

Era ka bërë një postim me disa foto në Instagram, ndërsa në njërin prej tyre shihet trupi i Rrahmanit dhe një zinxhir me numrin 13, të cilin e mban ai në fanelë, derisa në dorë mban pijen energjitike imazh i së cilës është vetë Era Istrefi.

Ajo ka postuar edhe disa fotografi të tjera me bikini, ku shihen linjat perfekte të trupit, ndërsa prania e Rrahmanit nuk ishte e vështirë të zbulohej, ndonëse nuk ia ka zbuluar fytyrën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

amir rrahmani kapiteni i kosovës era istrefi këngëtarja

Lini një Përgjigje