TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Qershor 2025, 10:05

Zjarri në apartamentin e ish-banores së Big Brother, reagon Françeska Murati: Mbështetja juaj më preku shumë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në apartamentin e ish-banores së Big Brother, reagon

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Franceska Murati, ka reaguar pas lajmeve se shtëpia që sapo kishte blerë ishte përfshirë nga flakët.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Franceska shprehet se çdo gjë është në rregull.

“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë, mbështetja juaj më preku shumë”, tha Françeska Murati.

Më pas Murati theksoi se nuk kishte vend për panik.

“Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm mos me hap panik kot me video të tilla. Pikë së pari nuk ishte kati im dhe gjithçka u vu nën kontroll brenda minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne”, përfundon shkrimi i saj.

Videoja që shoqëron postimin e saj shfaq Franceskën pranë ndërtesës së saj luksoze, duke treguar edhe punimet që po zhvillohen në banesën e saj të re.

Zjarri në apartamentin e ish-banores së Big Brother, reagon

Lini një Përgjigje