Astronomët kanë zbuluar një planet të ri potencialisht të banueshëm rreth 146 vite dritë larg Tokës, i cili ka madhësinë e Tokës dhe kushte të ngjashme me ato të Marsit.
Planeti kandidat, i quajtur HD 137010 b, rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6% më i madh se Toka.
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka e identifikoi planetin duke përdorur të dhëna të mbledhura në vitin 2017 nga misioni i zgjeruar i teleskopit hapësinor Kepler të NASA-s, i njohur si K2.
Dr. Chelsea Huang, studiuese në Universitetin e Queenslandit Jugor në Australi, tha se planeti ka një orbitë të ngjashme me atë të Tokës, që zgjat rreth 355 ditë.
Studiuesit besojnë se planeti ka rreth 50% mundësi për t’u ndodhur në “zonën e banueshme” të yllit të tij, rajoni ku kushtet mund të lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm.
“Ajo që është veçanërisht emocionuese për këtë planet me madhësinë e Tokës është se ylli i tij ndodhet vetëm rreth 150 vite dritë larg sistemit tonë diellor,” tha Huang, një nga bashkautoret e studimit.
“Planeti tjetër më premtues rreth një ylli të ngjashëm me Diellin, në zonën e banueshme, Kepler-186f, ndodhet rreth katër herë më larg dhe është 20 herë më i zbehtë.”-shtoi ai.
Lini një Përgjigje