TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Mars 2025, 14:53

Zbulohet çfarë i thanë Gjesti dhe Egli njëri-tjetrit para largimit të banores

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet çfarë i thanë Gjesti dhe Egli njëri-tjetrit para

Në prime-in e mbrëmshëm, Egli dhe Gjesti të vetëm në living në shtëpinë e Big Brother VIP ndoqën disa sekuenca se çfarë kishte ndodhur përgjatë këtyre kohëve që nga momenti i largimit Eglit nga loja deri në rikthimin e saj.

Një detaj që nuk ishte më parë u zbulua në video kur Egli dhe Gjesti thanë fjalët e fundit në dhomë të rrëfimit.

“E kuptoj që je e dashuruar e të gjitha, por duhet të mbash veten,” i tha Gjesti.

“Ti që kur ke ardhur më ke zgjedhur mua me paramendim,” u shpreh Egli.

“Do të shihemi jashtë,” tha Gjesti.

Dhe pas një përqafimi, ajo u largua nga gara.

gjesti dhe egli

Lini një Përgjigje