TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Mars 2025, 13:00

Luizi dhe Kiara shpallin konkurs, ja cili është shpërblimi për fituesin

Shkruar nga Pamfleti

Luizi dhe Kiara shpallin konkurs, ja cili është shpërblimi

Çifti  i ekranit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë shpallur një konkurs në adresat e tyre të Instagramit. Vetë dyshja shfaqet duke vallëzuar nën notat e këngës “E omël si shërbet koka çika sa lezet, bubu më zuni halli”.

Por nuk mbaron me kaq! Ata tani presin variantin e çdo çifti dhe ata që e kanë realizuar më bukur videon, do të fitojnë dy bileta vip në Portokalli. E nëse nuk janë të kënaqur, një xhiro me makinë me Luiz Ejllin.

“Presim videot tuaja.

Fituesit do të përfitojnë 2 bileta vip në Portokalli.

Dhe nqs nuk qeshin, atëherë do të përfitojnë 30 min xhiro në makinë me mua.

E qeshura është e garantuar pastaj”, përfundon postimi i Luizit dhe Kiarës.

T’i ketë rënë numri i ndjekësve vallë, apo vera ‘po troket’ dhe duhen sa më shumë fansa? /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

luizi dhe kiara

Lini një Përgjigje