TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Korrik 2023, 10:32

Zayn pozon gjysmë i zhveshur, Gigi Hadid pëlqen foton e ish-bashkëshortit

Shkruar nga Pamfleti

Zayn pozon gjysmë i zhveshur, Gigi Hadid pëlqen foton e

Modelja Gigi Hadid ka dhënë miratimin e saj për foton më të fundit në Instagram të ish-të dashurit dhe babait të fëmijës së saj, Zayn Malik, dhe e gjithë bota është dëshmitare.

Këngëtari pozoi për një foto pa këmishë ndërsa luante një piano të kuqe, duke treguar tatuazhet më të fundit.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave të tij, ishte se kush e kishte pëlqyer foton e re. Ndjekësit panë se Gigi, ishte në mesin e njerëzve që pëlqyen imazhin e artistit.

Kjo vjen pasi Gigi tregoi tatuazhin e saj teksa ishte e veshur me bikini gjatë pushimeve në fillim të këtij muaji.

Pamja e tatuazhit të Gigit erdhi pas raportimeve se ajo u arrestua për posedim të marihuanës ndërsa po hynte në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.

Marihuana u përcaktua se ishte “vetëm për përdorim personal” – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzën e “dyshimit të importimit të drogës dhe importimit të enëve të përdorura për konsumimin e saj”.

Lëvizja e fundit në lidhjen e tyre sugjeron se Gigi dhe Zayn, të cilët janë prindër të vajzës së tyre Khai, janë në marrëdhënie të mira pas ndarjes së tyre.

zayn malik foto gigi hadid

Lini një Përgjigje