TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Dhjetor 2024, 12:31

Xumi, ky ‘Luiz në tentativë’!

Shkruar nga Pamfleti

Xumi, ky ‘Luiz në tentativë’!

Një moment tensioni ndodhi një ditë më parë mes Xumit dhe Zebervokit, teksa të dy ishin në përpjekje për të hyrë në tualet. Një përplasje verbale mes tyre u zhvillua brenda pak sekondash, por ndërhyrja e banorëve të tjerë ndaloi situatën të përshkallëzohej më tej. Pas ndërhyrjes, debati u qetësua, por ngjarja nuk kaloi pa lënë gjurmë.

Duket në fakt se Xumi ka studiuar lojën e Luizit, fituesi i BBVA2 dhe po përpiqet shumë të jetë ai. Nga komentet e publikut ai është kritikuar shumë si një kopje e shëmtuar e ish-banorit, duke nisur nga: ‘Dashuria’ për Eglin, fraza ‘Ky Big është i imi’, e deri tek tentativa për të çuar në nominim Zebervokin me ‘marifetin’ e tualetit.

Teksa gjendeshin në dhomën e gjumit, Xumi zgjodhi të shpjegonte veprimet e tij, duke treguar qëllimet dhe emocionet që e shtynë drejt përplasjes me Zebervokin. Në fjalën e tij, ai tha:

“Jemi në ‘Prime’, o vëlla, ku do të diskutohet gjithçka. Do çohet Ledioni e do na pyesë, pastaj Marjusi do flasë për artistët. Po ne, që jemi aktorë, e kemi një qëllim – të tregojmë aftësitë tona. Ne mund të inskenojmë një dramë, një komedi, çfarëdo që të jetë. Jam këtu për të treguar se mund të bëj më shumë sesa të ndjek rutinën e përditshme. Kjo është puna ime, dhe dua që publiku ta shohë këtë.”

Ngjarja ka ngritur shumë pyetje tek ndjekësit e spektaklit, duke sjellë diskutime mbi tensionet mes banorëve dhe mënyrat si ata i adresojnë ato.

zumi luizi ne tentative

Lini një Përgjigje