
Komedia “Luli & Goni Lemes” që pritet të transmetohet së shpejti do të ketë në kastin e aktorëve edhe këngëtaren Aurela Gaçe. Por, krah saj, si personazhi kryesor i këtij projekti, do të shohim në role gjithashtu Fjoralba Ponarin, Deivis Myslymin dhe Margent Caushin.
Ky i fundit ka spikatur në role tek “I love Tropoja” apo “2 Gisht Mjaltë”.

Deivis Myslymi është personazhi shumë i dashur i spektaklit të humorit “Portokalli“, që duket se i përshtatet mirë çdo roli. Nëse ju themi “Braçe”, e kuptoni menjëherë për cilin po flasim.

Moderatorja Fjoralba Ponari gjithashtu e ka sprovuar veten në role të ndryshme në “Portokalli” veçmas moderimit, ndaj e sigurt që na presin surpriza të bukura edhe prej saj!

Komedia “Luli & Goni Lemes” pritet të jetë një super produksion, por gjithsesi mbetet për t’u parë.
Lini një Përgjigje