
Xumi ka reaguar së fundmi përmes një deklarate në “Big Brother Fun Club Albania”, duke e vënë theksin te rëndësia e komenteve dhe ndikimi që ato kanë në figurën e tij publike. “Unë i marr si bonus komentet, nuk ekziston për mua publiciteti i keq,” ka thënë ai.
Në vijim të fjalëve të tij, Xumi ka shtuar: “Ky ishte qëllimi im, t’ua rikujtoj se kush i solli memet në Shqipëri dhe kush e mban stafetën.”
Gjatë intervistës, Heidi Baci i drejtohet Xumit duke i thënë se ka pasur rënie në rrjetet sociale.
“Ke pësuar rënie në rrjetet sociale!” tha ajo.
Xumi reagoi menjëherë duke e mohuar këtë pretendim:
“Aspak. Nuk kam pasur asnjë rënie, madje jam rritur,” u shpreh ai me bindje edhe pse kjo ka ndodhur realisht.
Por, ka dyshime se pas daljes nga “BBVA”, ai ka blerë ndjekës, siç shihet edhe në listën e ndjekësve.

Lini një Përgjigje