TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Korrik 2025, 11:10

Xhiron gomat e makinës për videoklip, Gjestit i ndodh e papritura (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xhiron gomat e makinës për videoklip, Gjestit i ndodh e papritura

Gjesti është bërë gati për projektin e ri muzikor, i cili pritet të dalë së shpejti dhe pikërisht për këtë ka nisur xhirimet e video klipit.

Por, teksa përpiqej të bënte ‘të fortin’, duke bërë ‘drill’ (xhirim gomash) me makinë, në një terren me rërë, ka ndodhur edhe një incident.

Manovrat me makinë kanë bërë që një sasi e madhe e rërës të hidhej mbi reperin, duke i mbuluar fytyrën, sytë, gojën dhe hundën.

Si pasojë, reperi ka pasur vështirësi të momentit për shkak të rërës që ‘nuk kishte lënë vend’ pa u futur.

Pamjet u publikuan nga vetë protagonisti në rrjetet sociale.

gjest incident videoklip

Lini një Përgjigje