TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Korrik 2025, 10:32

“Ai mund të shohë”/ Steve Wonder u përgjigjet teorive konspirative: Verbëria ime, një bekim

Shkruar nga Pamfleti

“Ai mund të shohë”/ Steve Wonder u përgjigjet teorive

Legjenda e muzikës soul dhe fituesi i shumë çmimeve Grammy, Stevie Wonder, i është përgjigjur hapur spekulimeve të vazhdueshme mbi shikimin e tij. Gjatë një koncerti në Blackweir më 9 korrik, në kuadër të një serie shfaqjesh në Cardiff, këngëtari i “Part time lover” u ndal te thashethemet që kanë qarkulluar prej vitesh mbi aftësinë e tij për të parë.

“E vërteta është se, pak pas lindjes, u verbova”, tha Wonder para audiencës. “Por kjo ishte një bekim, sepse më lejoi të shihja botën me sytë e shpirtit – përtej ngjyrës, pamjes apo formës.”

Në të njëjtin koncert, ai performoi edhe hitet “Living for the City” dhe “I Just Called to Say I Love You”, duke elektrizuar publikun.

Teoritë e çuditshme për shikimin e tij janë kthyer në temë të shpeshtë në kulturën pop, përfshirë në podkaste si “Drink Champs”, ku të ftuar të ndryshëm ndajnë histori ironike me pretendime se Stevie Wonder “mund të shohë”.

Edhe artistë si Snoop Dogg kanë bërë humor me këto thashetheme, duke treguar histori të çuditshme në media, por vetë Wonder është treguar gjithnjë i hapur dhe i qetë për këtë temë. Ai ka pranuar edhe më parë që nuk e sheh verbërinë apo racën e tij si pengesa.

“Nuk e kam parë kurrë të qenit i verbër si një disavantazh. Jam mirënjohës që Zoti më dha dhuntinë për ta kthyer këtë realitet në diçka pozitive,” është shprehur ai për “The Guardian”.

steve wonder teori konspirative

Lini një Përgjigje