TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2023, 17:25

Xheorxhina Rodrigez shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës, partnerja e CR7 shfaqet me fustan të artë vezullues në premierën e dramës franceze (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Xheorxhina Rodrigez shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës,

Xheorxhina Rodriguez ishte të enjten në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën e dramës franceze “Last Summer” (“L’Été dernier”).

Influencuesja dhe modelja spanjolle dukej mahnitëse me një fustan floriri vezullues nga stilisti i njohur ‘Ali Karui’, zbukuruar me qindra temina.

Xheorxhina Rodrigez shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës,

Partnerja e yllit të futbollit, Kristiano Ronaldo, e plotësoi pamjen me flokët e lidhura bisht, teksa mbërriti në eventin e filmit. Fustani i guximshëm prej ari nxirrte në pah format e saj.

Rodrigez, 29 vjeç, shtoi disa byzylykë dhe vëthë argjendi për të kompletuar pamjen e saj shkëlqyese, ndërsa një gamë e ndritshme grimi, e cila përfshinte një grim të errët të syve, e rriti bukurinë e saj.

Xheorxhina Rodrigez shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës,

Filmi përqendrohet në një avokate të respektuar të quajtur Ana, e cila jeton në Paris me burrin e saj Pier dhe dy vajzat e tyre të vogla.

Teo, djali adoleshent i Pier nga një martesë e mëparshme, zhvendoset në shtëpi dhe Ana përfundimisht fillon një marrëdhënie me të, duke vënë në rrezik karrierën dhe familjen e saj.

Xheorxhina Rodrigez shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës,

Në film luajnë Lea Draker, Samuel Krisher, Olivier Rapurdin dhe Klotilda Kurot, ndërsa regjia është e Katerina Brigat. Kjo është gjithashtu xhirimi i dramës daneze “Queen Of Hearts 2019”.

xheorxhina rodrigez partnerja e kristiano ronaldos festivali i filmit në kanë

Lini një Përgjigje