TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2023, 13:18

E krijoi një vit më parë Yll Limani, tani e këndon Semi Jaupaj

Shkruar nga Pamfleti

E krijoi një vit më parë Yll Limani, tani e këndon Semi

1 vit më parë, në maj të vitit 2022, Yll Limani publikoi në TikTok-un e tij një video, ku dëgjohej demo-ja e një kënge të cilën e kishte shkruar në prill të vitit 2021. Menjëherë, përmes komenteve, fansat i kërkuan artistit të publikonte versionin e plot të këngës, por kjo gjë nuk ndodhi. Deri dje…

Pas një viti, vargjet “sa për mu n’autostradë n’vija t’plota tejkalo…”, na erdhën nën vokalin e Semi Jaupajt. E titulluar “Autostradë” ditën e djeshme artistja publikoi këngën e saj më të re, të shoqëruar me videoklip, e bëhet fjalë pikërisht për demon e Yllit.

Mesa duket, projekti i Ylli Limanit i është besuar Semit dhe për këtë është menduar gjatë. Fiks një vit!

 

semi jaupaj ylli limani autostrade

Lini një Përgjigje