TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Janar 2026, 15:16

"Viti më i bukur i jetës sime", Mehdi Malkaj hap zemrën: Djali hoqi dorë nga droga

Shkruar nga Pamfleti

"Viti më i bukur i jetës sime", Mehdi Malkaj hap

Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin "Now" me Erla Mëhillin.

Ai ka ndarë me publikun një nga momentet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar vitin që sapo lamë pas si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Ndryshe nga pritshmëritë që lidhen me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, arsyeja e këtij vlerësimi është personale dhe shumë e fortë: djali i tij ka arritur të heqë dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

"Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për një arsye shumë të fortë: unë kam dy fëmijë, djalë edhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më. Nëse e urren dikë shumë, mos e mallko kurrë “të pafsha fëmijët të përdorin drogë”. Kam vite të tëra që kam luftuar, familja… Nëse ke një gjë të tillë kështu, nuk ka asnjëherë shtëpi…", tha ai.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella tek aktori, por ai tregon se sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

Për Malkajn, rikuperimi i djalit nuk është vetëm një fitore familjare, por edhe një mesazh për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme: durimi, mbështetja dhe dashuria janë çelësi për të tejkaluar varësinë.

2 Komente

  1. n
    noah

    femija eshte gjeja me e shtrenjte e prinderve . ME besimin ne zotin e madh do ta largoi te keqen ashtu shpejte e pa kuptuar . Amin .

    1. E
      Engjell Hamitaj

      Esht per te ardhur keq Mund te jesh aktor edhe cdo gje ne. kete jet ,.po femija te turperon te con atje ku se mendon Po me vjen mir per Mshdiun qe ka gjetur qetesi shpirterore Shyqyr me kaq

      Lini një Përgjigje