
Valbona Mhilli, e njohur për gafat si moderatore dhe sjelljen ‘jo shumë inteligjente’ në Big Brother Vip Albania ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit.
Deri këtu asgjë anormale. Por ai që ra në sy ishte komenti sarkastik i Ronaldo Sharkës, i cili i shkruan: “Bravo Bona që poston foto natyrale pa pikë editimi” dhe për të qenë sa më i besueshëm, i shton një zemër të kuqe komentit të tij.
Sigurisht që fjalia e tij ishte sarkazëm ‘e gjallë’, duke qenë se Bona e kishte tepruar me editimin.
Gjithsesi, Valbona, si gjithmonë edhe kësaj here, nuk kuptoi gjë dhe i përgjigjet me shumë dashuri dhe pak e frikësuar se mos ‘e kap syri i keq’: Syri i keq mos paftë!

I vetmi që kuptoi sarkazmën e Ronaldos ishte ish-banori tjetër i Big Brother, Bernard Hulme, i cili Bonën e krahason me Melania Trump (ndoshta nuk kupton nga ndërhyrjet estetike) dhe më pas u mor me orientimin seksual të gazetarit, duke shkruar: “O Melania ime tiiiii, mos degjo Ronaldon o shpirt se e ka nga xhelozia te kam pa 1 muj rrjesht sapo je zgju nga gjumi dhe je yll. E bekume sic e ke zemren. Ronaldo qeka duke prit njonen natyrale me u martu. I shkreti me mir tbohet si un nese nuk esht ala.” /Pamfleti

Lini një Përgjigje