
Armaldo Kllogjeri ka folur në lidhje me daljen e tij nga shtëpia e BBV se pse kur është larguar nga ai format nuk i ka dhënë dorën Luizit. Këngëtari u shpreh se nuk dëshironte që të bënte një dalje si gjithë të tjerët.
“Nuk ia kam dhënë dorën sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat. Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë: Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse ti më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda.
E para është situata kur ai shfaqi atë sëmundjen problematike që i kam qëndruar shumë afër. Në marrëdhënie me Kiarën, që unë kam qenë personi që e kam mbështetur dhe kam krijuar lidhjen e tyre. E kam mbështetur edhe në një debat që ka pasur me Oltën”, u shpreh Armaldo.
Lini një Përgjigje