
Paraqitja madhështore e Dua Lipës në ‘Met Gala’ ka marrë vëmendje nga të gjithë dhe ka qenë një nga figurat më të përfolura në median botërore.
Shqiptarja e Kosovës as kësaj radhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e saj.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me të zezë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer e kishte veshur në koleksionin e modës vjeshtë 1992.

Por, ajo që mori më shumë vëmendje ishin aksesorët e saj, veçanërisht gjerdani me diamant, i cili ka një histori interesante, pasi Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamant me mbi 100 karat.
Me pamjen e saj të freskët dhe të përditësuar për gjerdanin me famë botërore, Lipa gjithashtu bëri historinë e saj të modës.
Lini një Përgjigje