
Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti gjerman i Borusias së Dortmundit, Karim Adejemi bënë publike lidhjen e tyre para disa muajsh.
Lidhja e tyre duket se vijon të jetë e konsoliduar, teksa së bashku kanë marrë pjesë në një dasmë shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Adejemi duke kërcyer së bashku me dasmorët e tjerë një ndër këngët më të preferuara në dasmat shqiptare, ‘Valle Kosovare’.
Kujtojmë që Loredana, më parë ka qenë e martuar me reperin shqptar Mozzik, dhe së bashku kanë një vajzë, Hanën.
Po ashtu në momentin kur këngëtarja bëri publike lidhjen me futbollistin, Mozzik e thumboi hapur Adejemin, teksa postoi një foto me fanelën e rivalit kryesor të Dortmund, Bajerni i Mynihut.
@loredanaxfanss ???????? @loredana @Karim.Adeyemi #loredana #loredanazefi #kinglori #kingloritour #wifeytour #wifeytour2023loredana #fyp #fypage #foryoupage #viral #viralvideos #loredanakarim ♬ original sound - loredanaxfanss
Lini një Përgjigje