
Ishte një fitore e paralajmëruar, por jo më pak emocionuese prej kësaj pritshmërie. Uanda Nara me 70% të votave fitoi “Dancing with the Stars” në Itali, përballë një Simona Venturës.
Në mënyrë të pamohueshme, bashkëshortja e Mauro Ikardit ishte favoritja e çmimit të madh, por pavarësisht kësaj performanca e saj ishte ende e patëmetë. Uanda pushtoi italianët dhe bashkë me të edhe edicionin e programit të drejtuar nga Mii Karluçi, e cila duket se nuk njeh lodhje.
Nuk është rastësi që dje, vlerësimet u rritën dhe finalja ishte më e ndjekura që nga viti 2011. Në detaje: edicioni i fundit, pavarësisht një ndërprerjeje të transmetimit “live” për disa minuta, u pa nga gati 4 milionë shikues (audiencë 20.2 %.)
Jo vetëm kaq; gjatë ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë, kurba u ngjit nga 28.9% në 32.9% dhe në ato momente, “Rai Uno” ishte ende mbi “Big Brother”. Një triumf, në çdo kuptim. Si ai i Uanda Narës, e cila javë pas jave fitoi publikun dhe jurinë. Si balerinë dhe si grua.
Lini një Përgjigje